Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita-ditës.
Sipas tij, kjo po vërehet në të gjitha sektorët.
“Duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, tha Murati.
Ai theksoi se së shpejti do të lansohet një instrument i ri, që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës.
“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj. Qeveria për zhvillim!”, u shpreh Murati.