Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka raportuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se borxhi publik ishte i lartë para se ata të vinin në krye të qeverisë, dhe se duke dalë nga pandemia është rritur kjo shifër, njofton KlanKosova.
“Është diçka që e kemi trashëguar, ka pasë borxh publik, sipas planifikimeve buxhetore kemi të hyra më të larta, dhe kemi filluar të stabilizohemi”, ka thënë Murati.