Ministri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në interpelancën që është thirrur për faljen e gjobave gjatë pandemisë, tha se gjobat nuk kanë të bëjnë ministrinë por është e rregulluar me ligj, raporton Ekonomia Online.Ai shtoi se borxhet nuk mund të falen, pasi që ai thotë se shteti nuk mbahet me falje të borxheve.“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuke ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së”.“Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim. Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”.Madje ai tha se me faljen e këtyre borxheve nuk mund të mbahet shteti.“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.Interpelanca për faljen e gjobave gjatë pandemisë u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Murati: Borxhet e ndëshkimet nuk mund t’i falim, shteti nuk mbahet kështu
NGA KATEGORIA