Murati: BB po na merr shembull në botë si e kemi menaxhuar krizën me rrymë

E publikuar: 28/04/2022 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri Hekuran Murati para deputetëve sot ka thënë se Banka Botërore po merr shembull Kosovën se si ka menaxhuar krizën me energji.‘’Gënjeshtër e kulluar kur thuhet se i janë dhënë 150 milionë.

Përpos me e fuqizu importin e pesëfishuar në çmim. Kjo ka shku tek konsumatori.’’’’”Sa i përket energjisë dhe krizës energjetike, që e ka kaplu gjithë botën, unë javën e kaluar isha edhe në Washington .

Në takimin që kisha me përfaqësues të Bankës Botërore, aty u dhanë lëvdata për mënyrën se si u menaxhu kriza energjetike. Kur po na pyesin shtetet tjera, po e japim shembull Kosovën se si është menaxhuar kriza me rrymën”, ka thënë ai.