Lajmet

Murat Meha të martën në Kuvend për Demarkacionin

29.05.2016 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Murat Meha të martën në Kuvend për Demarkacionin

Në Komisionin për Integrime Evropiane, të martën do të flasë Murat Meha – kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Kjo u bë e ditur nga agjenda e Kuvendit të Kosovës ku shihet se Murat Meha do të jetë pjesë e mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane të datës 31 maj 2016.

Në ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ditë më parë kishte kërkuar që Komisioni Qeveritar për Demarkacionin të paraqitet në Komisionin për Integrime Evropiane para se marrëveshja të shkojë në Kuvend të Kosovës për ratifikim.

“Thirrja e Komisionit të udhëhequr nga Meha, dhe sqarimi në Komision dhe në komisionet e tjera do të ishte i mirë për procedurat që do të ndiqen pastaj për votimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament”, kishte thënë Haliti, njofton Klan Kosova.

Ndërsa anëtari i po këtij Komisioni që vjen nga radhët e PDK-së, Bislim Zogaj kishte deklaraur se nëse Murat Meha do të vinte në një takim të tillë, do të duhej të ftoheshin edhe ekspertë dhe deputetë që kanë kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit në mënyrë që të ballafaqohen argumentet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje