Murat Jashari për përplasjet e Lladrovcit, Selimit dhe Gecit : Do të flasim pas 5 marsit

E publikuar: 02/03/2016 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akuzat dhe kundërakuzat në të cilat janë përfshirë Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe Gani Geci, ish deputet dhe ish luftëtar i UÇK-së, në një formë a tjetër, kanë implikuar edhe familjen Jashari.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjen Jashari për ta sqaruar këtë situatë dhe Murat Jashari ka thënë se “për shkak të përvjetorit të familjes, situata do të analizohet më vonë, kur edhe do të dilet me një qëndrim”.

Mbetet të shihet nëse akuzat mes këtyre akterëve do të vazhdojnë, deri kur dhe çfarë do të ndodh kur familja Jashari të ketë një qëndrim të sajin për këto akuza e kundërakuza. /Klan Kosova/