Murat Jashari 1443 pyetje për Hashim Thaçin: Trego pse u torturua edhe kufoma e Ali Ukës!!!?

E publikuar: 27/01/2016 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Letra e shenjtë, publike

Murat Jashari

Për Hashim Thaçin dhe mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe.

  1. Zotëri Thaçi po fillojmë me një proverb popullore « Vra natën e qajë ditën » a është kështu?
  2. Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Allaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr.61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, me humbë gjurmë, a është kështu?
  3. Pra plotë 110 ditë mbase se e vrave, e publikuat Komunikatën, a është kështu?
  4. Dëshmorët varrosen me nderime ushtarake, a është kështu?
  5. Me skuadrën Truproja e Nderit, apo jo?
  6. Kush ishin luftëtarët e lirisë të asaj skuadre?
  7. Kush ishte Oficerë i asaj Skuadre ?
  8. Sa ushtar lirie e komandant morën pjesë në varrim?
  9. Të cilës Zonë dhe cilës Brigadë?
  10. Ku u varrosë Behajdin Allaqi?
  11. Pse nuk ftuat asnjë anëtar të familjes së Behajdin Allaqit në varrim?
  12. Mbas 14 vjetëve pse nuk i tregoni familjes së Behajdin Allaqit se ku e keni varrosur?
  13. Ke mundësi t’i tregojsh popullit se si ke ardhur në krye të Unionit Studentor?
  14. Si ka patur mundësi Xhavit Haliti dhe Azem Syla të jenë shumë të sigurt se ti Hashim Thaçi do të bëhesh kryetar ende pa ndodhur zgjedhjet mbrenda organizatës studentore?
  15. Kush i informoi?
  16. Ku është bazuar kjo siguri?
  17. Mos ka qenë e përgatitur edhe kjo nga shërbimi serb për t’i kontrolluar studentët?
  18. Para teje, a ishte Genc Kelmendi kryetar i unionit studentor?
  19. Genc Kelmendi a është shok me ty dhe Kadri Veselin i PDK-së?
  20. Genc Kelmendi a ishte dhe është shok dhe zëvendës i Ramë Marës i LDK-së?
  21. Ramë Maraj a ishte nga 1992 punëtori i SHIK-ut (në Shqipëri) dhe pas Rambujes shef i SHIK-ut të LDK-së?
  22. Genc Kelmendi (SHIK) a ishte numër dyshi i Sigurimit të Atdheut pas Ramë Marës (SHIK)?
  23. A tentuat ju SHIK-istat të bëni luftë civile? Jo krahu i luftës, jo Sigurimi i Atdheut!!!
  24. A tentuat ju SHIK-istat t’i prishni familjet shqiptare mes veti? Jo PDK-ja, jo LDK-ja!
  25. A tentuat ju SHIK-istat t’i ndani shqiptarët? Jo majtist, jo djathtist!
  26. Ju SHIK-istat ose UDB-ashët keni qenë gjithë herë bashkë, apo jo?
  27. Popullin a e keni bërë pikë e pesë?
  28. A mund të themi se UDB-a ose SHIK-u ka kontrolluar Unionin Studentor sikur LPK-ën, LKÇK-ën dhe LDK-ën?
  29. Në çdo vend të okupuar, a ekziston frika nga studentët?
  30. Studentët në momentet kritike iniciojnë ndryshimet apo jo?
  31. Të gjithë studentët të asaj kohe flasin me fakte që ke kandiduar me dhunë, a është kështu?
  32. A flasin të gjithë për një grusht shtet me paramilitarët e tu?
  33. Pas saj 1991, të emërojnë në kryesi të Universitetit si prorektorstudent?
  34. Kush të ndihmoj përsëri për atë post?
  35. Sikur sot shërbimi, SHIK-u a mundohet të kontrolloj Universitetet private dhe publike me emërime politike?

36.Në vitin 1991 nuk ishte SHIK-u por UDB-a që të mundësoj të bëhesh prorektorstudent, apo jo?

  1. Pas saj largohesh për në Austri dhe më vonë në Zvicër apo jo?
  2. Pse ke hyr në LPK ? Kush të urdhëroj të hyjsh në LPK?
  3. Te cili Këshill Popullor i LPK-së ke militua në Zvicër?
  4. Me banim ke qenë në Cyhri, por në Këshillin e Cyhrit ku kamë qenë unë kryetar nuk ke milituar, a është kështu?
  5. Cilit arkëtar ja ke dhënë kuaticionin (anëtarësinë) e aderimit në LPK?
  6. Aksionet e UÇK-së kishin filluar me një intensitet më të madhe nga 1995 apo jo?
  7. Ti si Hashim nuk ke marrë pjesë në asnjë aksion vet? Ose si organizator të ndonjë sulmit kundër serbëve?
  8. Ke mundësi të tregosh popullit se si është vrare furnizues edhe financuesi i UÇK-së Remzi Hoxha nga Lëvizja Frontit të Rezistencës në Shqipëri ne 21 tetor 1995 nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes, Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit?
  9. Ke mundësi të tregosh se si është eliminuar zëdhënësi i parë i UÇK-së Ali Uka në banesën tënde më 1997?
  10. Ku ke qen ti dhe Kadri Veseli kur është vrarë Ali Uka?
  11. Pse bash zëdhënësi i UÇK-së likuidohet?
  12. Kujt i ka penguar Ali Uka?
  13. A i ka penguar Serbisë zëdhënësi i parë i UÇK-së?
  14. Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?
  15. Shërbimet në botë mundohen të shkatërrojnë kokat e organizatave që i pengojnë, a është kështu apo jo?
  16. Ali Uka, a ka qen në krye të UÇK-së!
  17. Remzi Hoxha, a ka qen në krye të UÇK-së!
  18. Kjo, a tregon se Ali Uka ka qen një pengesë për Serbinë?
  19. Çdo shërbim a mundohet fillimisht ta izoloj personin për ta shfuqizuar?
  20. Nëse nuk arrin, a mundohet të ja ndryshoj mendjen duke e përpunuar psikologjikisht,ose ta blej, ta korruptoj?
  21. Nëse nuk arrin, a mundohet ta eliminoj fizikisht?
  22. A je ti bashkë me SHIK-un vegël e Serbisë në këtë eliminim fizik të Ali Ukës?
  23. Aq ke patur urrejtje në zëdhënësin e UÇK-së, që ke torturuar kufomën tij! Ke prishë trupin e Ali Ukës!!!?
  24. Pse ke patur aq urrejte ndaj UÇK-së o Hashim???!!!
  25. Mund të na tregosh se si është vrarë Zahir Pajaziti i cili ishte ndër kryesoret e UÇK-së bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën më 31 janar 1997?
  26. Ndoshta mund të na tregon Azem Syla, Rexhep Selimin, ose SHIK-u me mire apo jo?
  27. Si janë vrarë ne kurth?
  28. Kush i lajmëroj organet e sigurisë serbe?
  29. Ti dhe Kadri Veseli morret Shefin Politik të UÇK-së krahun e djathtë të Ukshin Hotit apo jo?
  30. Pse e vratë Behadin Allaqin shefin politik të UÇK-së?
  31. Behadin Allaqi, a ishte kryetar i Lëvizjes së Frontit të Rezistencës së Kosovës?
  32. LFRK ishte Ukshin Hoti,Sokol Dobruna, Remzi Hoxha, Ali Uka, Avdyll Krasniqi (ati Gjeve Lladrovcit), Zahir Pajaziti, Behadin Allaqi dhe shume të tjerë…
  33. LFRK a ishte organizata e parë që dërgoj ushtarë në trajnim në Shqipëri?

 

  1. LFRK a ishte dega politike ilegale e UNIKOMBit të Ukshin Hotit?

 

  1. Behadin Allaqi a ishte krahu i djathte i Ukshin Hotit?

 

  1. Faktikisht, a fillon organizimi ushtarak nga Lëvizja e Frontit të Rezistencës në vitin 1991?

 

  1. Më pas, a i bashkangjiten LPK-ja dhe LKÇK-ja ?

 

  1. A kanë qenë komandantet e parë anëtar të LFRK ?

 

  1. Ti Hashim bashkë me Kadri Veselin keni vrarë me një plumb në krye Behadin Allaqin dhe e keni zhdukur kufomën e tij, apo jo?

 

  1. Pse ti me Kadri Veselin keni vrarë shefin politik të UÇK-së?

 

  1. Pse SHIK-u ka vrarë patriotet si Remzi Hoxhen, Ali Uken zëdhënësin e parë të UÇK-së, shefin politik të UÇK-së Behadin Allaqin?

 

  1. Ju SHIK-u keni bë propagandë se Remzi Hoxha është njeriu i Serbisë, pse?

 

  1. Ju SHIK-u keni bë propagande se anëtarët e familjes Jashari janë të Serbisë, pse?

 

  1. Ju SHIK-u keni bë propagandë se Adem Demaçi është i Serbisë, keni lëshuar disa dokumente në Kosovë për të faktuar kinse është spiun, pse?

 

  1. Ju SHIK-u keni krijuar propagandë kundër të gjithë patriotëve, pse?

 

  1. Pse ti me shokët e tu ke bërë propagandë denigruese për të gjitha familjet patriotike?

 

  1. Pse SHIK-u apo UDB ka organizuar kurthat ndaj patrioteve si për Zahirin?

 

  1. Deri ne mars/prill të 1998 ke qëndruar në Zvicër mos gabo?

 

  1. Mbas ofensivës të Rahovecit ku ke qëndruar në Kosovë?

 

  1. A është e vërtet se ke qëndruar në Prishtinë?

 

  1. Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar, por ti si Shef i shumë kërkuar nga Serbia (pa i bë asnjë dem) ku je strehuar?

 

  1. Ke qen në një vend shumë të sigurt në Prishtinë!?

 

  1. Te kush ke qenë?

 

  1. Ke mundësi t’i tregojshë popullit!?

 

  1. A e dini o popull !!!!? Ku ka qenë ky alamet Drejtor i Drejtorisë Politike i UÇK-së!!?

 

  1. Zotëri Hashim Thaçi ishte strehuar tek Faik Morina në Prishtinë njeriu i Arkanit!!!

 

  1. A është kështu mor adalet superkomandant???

 

  1. Faik Morina ishte i vëllazëruar me Arkanin dhe bile dilte në televizion bashke me te, Zotëri Thaçi?

 

  1. Ti, te jarani, te vllau i Arkanit ke pasur konak.

 

  1. Shef i UÇK-së dhe i SHIK-ut Hashim Thaçi, Kadri Veseli ishin strehuar te vllau i ARKANit !!!?????

 

  1. Nëse nuk është e vërtet dil dhe demantoje këtë!!!!!

 

  1. Prej Prishtinës Hashim a ke dal në Maqedoni?

 

  1. Kush ta arranzhojke këtë kalim?

 

  1. Kush të percjellke deri në Maqedoni? / VIJON

 

 

Letrat ribotohen me kërkesë të autorit Murat Jasharit, si dhe me kërkesë të lexuesve.