Munishi akuzon rëndë: Flet për kurdisje, nuk ka as gazetarë e as analistë

E publikuar: 17/04/2016 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hajvalia ka ngecur shtatë pikë prapa Feronikelit në luftë për titull të kampionit.

Dhe, për Ismet Munishin, epilogu i këtij kampionati është i kurdisur.

“Këtu nuk ka as analistë as gazetarë sportivë, për arsye se nuk po e pasqyrojnë realitetin e futbollit të Kosovës”, tha Munishi pas ndeshjes me Prishtinën. “Qe një muaj flitet në të gjitha qarqet e futbollit se ne nuk kemi gjasa të dalim kampionë! Pse nuk del asnjë analist apo gazetar që nuk e pasqyron realitetin. Pse nuk po e pasqyroni realitetin, që blihen ndeshjet, blihen referët?!”, deklaroi trajneri i Hajvalisë.

Zëri shkruan se Munishi theksoi se ekipi i tij me meritë nxori një pikë ndaj Prishtinës, për të cilën theksoi se nuk mund ta mposht asnjë ekip tjetër pa ndihmën e referëve. Në këtë mënyrë, ai i kontestoi disa fitore të skuadrave tjera që i kanë shënuar përballë ekipit prishtinas.