“Mundesh me na thirrë edhe 48 herë” – Avni Dehari ia ndërpreu fjalën Hykmete Bajramit

E publikuar: 09/05/2025 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Seancës së Kuvendit, Avni Dehari, përsëri ka kërkuar nga partitë që të propozojnë nga një anëtarë për Komision rreth ndryshimit të procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pasi askush nga PDK s’u paraqit në foltore, shefja e GP të LDK-së, Hykmete Bajrami, doli dhe tha se Dehari mund t’i ftojë edhe 48 herë të tjera, por që gjërat s’mund të ndryshojnë.

Dehari më pas ka ndërhyrë duke thënë se s’ka të drejtë të flasë dhe se duhet t’i ndalet mikrofoni deputetes Hykmete Bajrami.

“Dola këtu për të thënë që mundesh me na thirrë edhe 48 herë cdo 48 orë..”, ka thënë Bajrami.

Konstituimi i Kuvendit dështoi sot për herën e 13-të.