A mund të marrin vota Thaçi e Veseli, nëse dalin në një parti tjetër sot?

E publikuar: 11/05/2016 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i transportit Fatmir Limaj, pas fakteve që i janë ofruar sot, sipas të cilave thuhet se ai, bashkë me Jakup Krasniqin nuk kanë arritur të marrin vota sa kishin marrë dikur në PDK, ka reaguar ky i fundit, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se kjo analizë nuk qëndron aspak, pasi sipas tij, njëjtë ndodh edhe me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, po qe se ata e ndërrojnë sot partinë. “Analiza nuk është e duhur. Sot me e marrë Hashim Thaçin ose Kadri Veselin me i çu në një parti tjetër-jo në PDK, nuk i kanë votat që i kanë në PDK”, ka deklaruar Limaj.

Po ashtu, në këtë debat të sotëm, nga ana e Nisma-s është thënë se në zgjedhjet e fundit janë vjedhur shumë vota të kësaj partie./GazetaBlic/.