“Mund të llogaritni në mbështetjen tonë të fortë”, kryediplomatja austriake deklarohet për takimin me Konjufcën

E publikuar: 24/02/2026 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot në Vjenë një takim me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Konjufca i ka kërkuar mbështetje homologes së tij që Kosova ta marrë statusin e kandidatit për integrim në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, ka reaguar Beate Meinl-Reisinger, e cila ka faënderuar Konjufcën për vizitën në Austri, ndër të parat si mnistër i Jashtëm.

Ajo ka thënë se Austria ka njohur ndër të parët Kosovën dhe mund të llogarin në mbështetjen austriake për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Faleminderit për vizitën tuaj në Vjenë sot, si një nga vizitat tuaja të para si Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca! Që kur Austria, si një nga shtetet e para anëtare të BE-së, njohu Kosovën, janë zhvilluar lidhje të forta dypalëshe, përfshirë ato ekonomike, midis vendeve tona. Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë ato. Mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ajo në “X”.