Wayne Rooney beson e Manchester United mund të luftojë për titull të kampionit në Premierligë sezonin e ardhshëm. Louis van Gaal arriti në “Old Trafford” në korrik të vitit të kaluar, duke i udhëhequr “Djajtë e Kuq” drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk është e mjaftueshme për një klub si United, i cili gjithmonë e kërkon titullin e kampionit.
Unitedit nuk i mjaftuan përforcimet si Angel Di Maria, Ander Herrera, Luke Shaw, Marcos Rojo e Daley Blind, duke mbetur në fund 17 pikë prapa kampionit, Chelsea.
“Mendoj se jemi afër, për këtë nuk ka dyshim. Keni mundur ta shihnit këtë në paraqitjet tona, kemi luajtur më mirë se ekipet, kemi dominuar në posedim. Si grup i futbollistëve, unë dhe menaxheri, të gjithë besojmë se jemi afër dhe jam i sigurt se me një lojtar apo dy kemi rast të luftojmë për titull sezonin e ardhshëm. Besoj se jemi afër”, deklaroi Rooney për “Sky Sports”. /Zëri/