Xhavit Drenori, si kandidat i pavarur nuk i mori votat e mjaftueshme për ta marrë “timonin” e komunës së Drenasit. Por, ai edhe më tutje e mban epitetin e zyrtarit më të pasur të komunës së Drenasit, të paktën të vetë deklaruar raporton INFOKUSI.
Drenori, i cili aktualisht është këshilltar i pavarur në Asamblenë komunale të Drenasit në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se pasuria e tij peshon më shumë se 49 milionë euro, raporton INFOKUSI.
Drenori ka deklaruar se në pronësi ka një mal të cilin e ka përfituar në vitin 2001, e ku vlera e tij është 20 mijë euro. Ai po ashtu ka deklaruar se ka trashiguar një parcelë, e ku vlera e saj është 1500 euro, raporton INFOKUSI.
Drenori në formularet e AKK-së ka deklaruar se në në pronësi një sipërfaqe të madhe të malit, vlera e të cilit është 27 milionë e 464 mijë euro.
Drenori po ashtu ka deklaruar se është pronar i një sipërfaqe të tokës vlera e sa sipas tij është 21,715,750 euro. Ai ka deklaruar po ashtu se ka në pronësi oborr, ku vlera e të cilit sipas tij është 22,500 euro, si dhe një shtëpi në vlerë prej 70,000 euro.
Drenori ka deklaruar se ka një veturë prej 5000 euro, e deri sa të hyrat e tij vjetore familjare janë 16 mijë e 299 euro.