Kryeshefi ekzekutiv Faruk Mujka ka njoftuar për investimet që janë duke u bërë në Iber-Lepenc.
Mujka ka treguar se pas përfundimit të suksesshëm të sezonit të ujitjes, po vazhdojnë me betonimin e pjesës trapezoidale të kanalit kryesorë të Ibër – Lepencit, duke zëvendësuar kështu betonin e vjetër e shumë të dëmtuar, ku një pjesë e ujit edhe humbej gjatë rrjedhjes nëpër kanal.
Mujka ka thënë se investimet kapitale në rritjen e cilësisë së shërbimeve mbetet një ndër synimet kryesore.
“Pas përfundimit të suksesshëm të sezonit të ujitjes vazhdojmë me betonimin e pjesës trapezoidale të kanalit kryesorë të Ibër – Lepencit duke zëvendësuar kështu betonin e vjetër e shumë të dëmtuar ku një pjesë e ujit edhe humbej gjatë rrjedhjes nëpër kanal e ajo që mbetej humbiste kualitetin dhe bëhej më e vështirë për trajtim të mëtutjeshëm. Investimet kapitale në rritjen e cilësisë së shërbimeve mbetet një ndër synimet kryesore”, ka thënë Mujka.
Njoftimi i plotë: