Muja: Veç Kadri Veseli mundet me e pshtue territorin nga Mali i Zi (Video)

E publikuar: 14/03/2017 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Demarkacioni asht mire me u sjell ne Kuvend sa ma shpejte.

Keshtu ka thane deputeti i PDK’s, Shaip Muja, i ftuem ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Ai e ka paraqite nji harte lidhun me Demarkacionin, ku ndryshe pasqyrohet nga Mali i Zi dhe ndryshe nga Kosova.

Muja, ne mes tjerash, ka thane se, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duhet me marre nji iniciative per me ba nji koncensus politik nacional lidhun me kete çashtje.

Sa i perket transformimit te FSK’s, Muja ka theksue se Lista Serbe nuk duhet me u prite pafundesisht, derisa ata nuk e kuptojne se jane perfaqesues te Kosoves dhe jo te Beogradit.

“Kosova ka nevoje me pase nji ushtri, sepse situata rajonale dhe globale asht jostabile”, ka vleresue Muja.

Muja e ka perserite qendrimin e tij se kjo Qeveri duhet me ra./Rrokum.TV