Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka folur në seancën e Kuvendit lidhur me çështjen e banorëve të lagjes “Dardania” të cilët me vendim të Gjykatës janë nxjerrur nga banesat që jetonin tash e 17 vjet.
“Edhe unë po solidarizohem me ta dhe të jap një mendim që mund të jetë i dobishëm. Qeveria e Kosovës mund të sjellë një ligj së bashku me komunën dhe ndërmjetësuesit e bankave të hyjnë në garancionin bankar për blerjen e atyre banesave”, tha Muja.
Ai tha se me këtë çështje janë marr të gjitha partitë politike por që asnjëra nuk ofroi një zgjidhje për ta.