Shaip Muja nga PDK ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ka komentue caktimin e dates 1 Shtator per mbajtjen e seances per ratifikimin e marreveshjes se Demarkacionit.
“Caktimi i seances per 1 Shtator kallxon se deputetet nuk kane qene te vendosun dhe te sigurt per me votue kete marreveshje te ratifikimit te Demarkacionit”, tha Muja.
Madje, deputeti Muja ka dyshime nese kjo marreveshje aktuale mundet me u votue edhe me 1 Shtator.
Ne pyetjen e moderatorit te emisionit Fidan Jupolli, se qysh e komenton ai deklaraten e kryeministrit Mustafa se ‘deputetet kane nevoje per kontroll per probleme psikike’, Muja deklaroi se Mustafes i uron pensionim te kandshem, sepse kjo asht ma e mira.
“Une i uroj pension te kandshem, sepse e ardhmja e tij asht ne pension, ndryshe nga e ardhmja ime e te tjereve”, ka thane ai.
Muja ka deklarue se nese kalon Demarkacioni ne Kuvend, nuk mundet me shkue ma n’Arbitrazh.
Muja ka komentue edhe zanat se Demarkacioni mbeshtetet edhe te Marreveshja e Kumanoves.
“Marreveshja e Kumanoves nuk ka ba percaktim te vijes kufitare, por keto jane lojna, sepse vija kufitare mundet me u ndryshue vec ne forma tjera te luftes, por qe na nuk jemi te interesuem per kete, por qe duhet me i kerkue Malit te Zi me i ndryshue disa nene te Marreveshjes dhe nuk ka nevoje me ba provokime, perderisa na nuk gjejme nji koncensus”, ka theksue Muja.
“Une nuk i quej tradhtare anetaret e Komisionit Shtetnor, sikurse Opozita, sepse keta kane gabue, dhe ne shkence mundesh me gabue”, tha Muja.
Deputeti Muja ka thane se, sa per te, me 1 Shtator, Demarkacioni nuk ka me kalue dhe nuk ka force qe mundet me ja ndryshue kete bindje.
Ai ka thane per Vetevendosjen se, nuk duhet qe me ane te veprimeve te saj, me shkaktue inate te deputetet, te cilet munden me ndryshue mendimin e tyne per Demarkacionin, pikerisht per shkak te inateve.