Muharremi: O Petrit (Kryeziu), ti ku je, krejt Kosovën mbrapa e ke

E publikuar: 23/01/2026 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shenoll Muharremi ka duartrokitur kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu në lidhje me operacionin e sotëm që kishte të bënte mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës

“O Petrit (Kryeziu), ti ku je, krejt Kosovën mbrapa e ke. Lufta kundër krimit të organizuar dhe manipulimit të votës është themel i demokracisë, sundimit të ligjit dhe standardeve europiane. Pa drejtësi funksioanle nuk ka as shtet funksional, as ekonomi, e as as të ardhme aty ku e kemi vendin, në familjen e madhe Euro-Atlantike”, ka shkruar ai.