Muharremi kritikon Kurtin: Një parti që e rrezikon seriozisht ekonominë dhe shtetin për vota

E publikuar: 31/10/2025 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë, ku sot në mbledhjene qeverisë mori vendim ndër të tjera për pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë Vetëvendosje po rrezikon ekonomin e shtetit për vota.

“Paga e 13-të… se po na duhen ma shumë vota nga sektori publik. Ska lidhje që i rëndojmë bizneset edhe ma shumë, i rrisim çmimet e inflacionin edhe më shumë. E importet, deficiti e migrimi që rriten ende, sna intereson. Le të zbrazet Kosova krejt, vetëm pushtetin te ruajmë. Qato vota po i dojmë, se skemi sa duhet për pushtet absolut. Një parti që e rrezikon seriozisht ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut nuk mundet me pas të ardhme të mirë”, ka shkruar ai në “Facebook”.