Muharremaj: Thaçi u bë president me ndihmën e deputetëve të shitur të LDK-së

E publikuar: 28/02/2016 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” pas lirimit nga policia, të cilin e kishin arrestuar pasi e kishte hedhur gazin lotsjellës në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Deputeti që vjen nga qyteti i Suharekës ka thënë se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, përderisa thirrjet e qytetarëve jashtë dëgjoheshin brenda, thirrje që ishin kundër Hashim Thaçit president, transmeton Koha.net.

Muharremaj përmend një moment kur truprojat e Hashim Thaçit kanë pasur një incident në Suharekë.

“Qytetarët nga Suhareka përveç tjerash, mbajnë mend kur ai së fundi piu kafe në qytetin tonë, e në atë kohë truprojat e tij rrahën të rinjtë nga qyteti ynë”, shkruan Muharremaj, teksa shton se si njeri, Thaçi, ka lënë plagë përçarëse në të kaluarën.

Bërja e Thaçit president, sipas Muharremajt, është mundësuar edhe nga deputetët e shitur të LDK-së.

Ky është postimi i plotë i Muharremajt:

Që nga mbrëmë kur u lirova, e po ashtu gjatë ditës së sotme, kam pasë vizita të ndryshme situatë e cila më ka ba të ndihem mirë.

Gjatë kohës sa kam bisedu me ta, kanë qenë pyetje të pashmangëshme për hedhjen e gazit dhe situatën e tanishme kur Hashim Thaçi u zgjodh President nga Lista Serbe dhe deputetët e shitur të LDK-së.

Unë s’kam mund me qenë indiferentë, sa isha në Sallën e Kuvendit Kosovës kur dëgjoja thirrjet e juaja jashtë, në Protestën jashtë Kuvendit kundër Thaçit President.

Qytetarët nga Suhareka përveq tjerash, mbajnë mend kur ai së fundi piu kafe në qytetin tonë, e në atë kohë truprojet e tij rrahën të rinjët nga qyteti ynë.

Si njeri i cili ka lënë plagë përqarëse në të kaluarën, ai me Zajednicën dhe Kufirin me Malin e Zi, bëri shkelje Kushtetuese së fundmi, e që as kjo nuk i mjaftoi t’i quante qytetarët njerëz me bishta, shprehje që e kemi përjetu vetëm nga Okupimi i dikurshëm.

Unë hodha gazë në salle,sepse politikisht e mendoj, që kjo ishte forma e cila sado pak bëri të ketë vëmende mbi proceset e dëmshme që po I ndodhin Kosovës.

Për këtë veprim unë e respektova ligjin e u dorzova në Polici.

Hashim Thaçi e shkeli Kushtetutën e u bë President, me ndihmën e deputetëve të shitur të LDK-së.

Këta deputetë së bashku me Isa Mustafën e dinë se si i morën votat në Suharekë, por ata si duket po harrojnë, se ngjarja e djeshme për Suharekën fatkeqësisht është e paharrushme !