
Deputeti i AAK’së, Bali Muharremaj ka folur për krizën politike dhe takimin e sotëm të sekretarit të AAK’së, Blerim Kuçi dhe ministrit Abrashi.
Ai tha se takimi i tyre ka qenë miqësor dhe se nuk ka lëvizje në pozicionet e opozitës përballë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.
“Komisioni për Demarkacion nuk duhet vetëm të tërhiqen por edhe të japin përgjegjësi penale”, tha Muharremaj në Interaktiv të KTV’së.
Ai tha se janë të vetëdijshëm se veprimet e opozitës me gaz lotsjellës dhe vezë nuk janë të mira, por nëse nuk do të ishte ky kundërshtim do të kalonin marrëveshjet pa problem në Kuvendin e Kosovës.
Muharremaj shtoi se nuk do të jetë zgjidhje nëse ndërpritet Marrëveshja për Demarkacion, e Asociacioni për Komunat me shumicë serbe të qëndroj.
“Presim se me 28 nëntor do të ketë manifestim e jo protestë, pa dhunë”, shtoi Muharremaj, duke thënë se nuk do të jetë as pranë ndërtesës së Qeverisë por tek sheshi “Zahir Pajaziti”.