Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, tha se deputetët të cilët nuk kanë qenë të përjashtuar nuk i kanë lejuar të hynë në sallë dhe kjo ka ndodhur ne 2 korrik 1990, kur Buzhoviqi largoj të gjithë deputetët e Kosovës.
“Kjo po ndodh 25 vite mbrapa, paramendojeni . Për mu sot Kuvendi i Kosovës është thyer 25 vjet mbrapa”, tha Muharremaj.
Këto komente, Muharremaj i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ku edhe një herë bëri me dije se këto seanca do të vazhdojnë me derisa të tërhiqen dy marrëveshjet edhe pse, sipas tij, nuk është mirë të gjuhet gaz në Kuvend mirëpo kjo është metoda për t’i parandaluar këto dy marrëveshje.
Muharremaj në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel me Valdrin Krasniqin tha se qeveritarët e shfrytëzuan rastin gjatë kohës së pushimeve dhe kanë nënshkruar marrëveshjet me 25-26 Gusht.
Ai tha se iu ka humbë shpresa tek Gjykata Kushtetuese por, sipas tij, duhet pritur versionin e fundit të gjykatës.
Shikoni se çka tha më gjerësisht deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin nëTribuna Channel.
Video: https://www.youtube.com/watch?v=9vIirAInOf8