Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë disa ndryshime në strukturat e saj. Derisa Gazmend Abrashi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Ardian Gjini janë zgjedhur tre nënkryetar, burime të Telegrafit bëjnë me dije se gazetari dhe analisti Muharrem Nitaj i është bashkuar AAK-së.
Nitaj pritet të ketë rol kryesor në marrëdhëniet me mediat.
Po ashtu Telegrafi mëson se Ali Berisha nga dega e AAK-së në Pejë është ngritur në pozitën e sekretarit të partisë.