Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka postuar një deklarim personal në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.
Duke e bërë të qartë se po deklarohet në emrin e tij personal dhe jo të partisë në të cilën bën pjesë, Nitaj është shprehur se ende nuk po gjen as edhe një arsye të qëndrueshme se pse u shty protesta e nesërme.
“Si është e mundur që disa eksponentëve partiak që deri mbrëmë vonë, iu fryheshin damarët e fytit duke bërë thirrje para popullit për protestë, sot u ftohen e bënë akull!”, shkruan Nitaj.
“A u kërkua një moment më i përshtatshëm për protestë, apo dikush është tuj punu për hesap të tjetërkujt!”, pyet Nitaj në postimin e tij.
“Po më thonë se pushteti e paska ditur qysh dje se do të shtyhej protesta”.
“Sot e kam kuptuar bujarinë e Ramush Haradinajt, që për hir të “bashkallakut” të mos shkohet vetëm në protestë, por nuk jam pajtuar me të!”/lajmi.net/