Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar Zëvendësministër i Arsimit.
Lajmin e konfirmoi vetë Nitaj për Indeksonline.
Ai tha se tashmë ka marrë detyrën dhe shumë shpejtë do të fillojë me punën.
“Po, mundem me e konfirmu. Jam emëruar Zëvendësministër i Arsimit”, tha shkurt Nitaj.
Nitaj deri më tani mbante postin e zëdhënësit të AAK-së.

















