Muhamet Kelmendi: Gënjeshtra e radhës e Hashim Thaçit në TV “Klan”

E publikuar: 04/03/2016 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Genjeshtra e radhes e Hashim Thaqit ne TV “Klan”

Nuk ka Mbledhje te Pergjithshme te LPRK-se, nga themelet e LPRSSHJ ne vitin 1982, si dhe as te LPK-se, nga viti i nderrimit te emertimit te kesaj organizate, e qe Hashim Thaqi te kete marre pjese ne ato mbledhje. Ai kurre nuk ishte delegat i mbledhjeve te tilla te LPRK-se dhe me vone te LPK-se.

Ndersa, ne Mbledhjen themeluese te UCK-se nga Kryesia e LPK–se, as qe eshte njohur Hashim Thaqi per strukturen themeluese te keti subjekti ushtarak. Ai ishte ne ate kohe, sic u vertetua me vone, ne Curih (Zürich) te Zviceres ne asyl politik.

Thaqi eshte inkuadruar ne UCK-ne nga Ali Ahmeti ne vitin 1996. Ali Ahmeti e ka sjellur kete dhe Kadri Veselin ne cilesine nderlidhese brenda grupit te vecante te LPK-se jashte dhe mbrenda vendit.

Ne vitin 1998, ky nen udheheqjen e Azem Syles dhe Xhavit Halitit, te organizuar nga Fatos Nano, me lobin greko-amerikan ne krye, e bene sulmin vendimtar ndaj udheheqjes politike te UCK-se dhe te LPK-se, si dhe me ndihmen e disa vetave mga brenda LPK-se, si Bardhyl Mahmuti, Shukri Bujes, Bedri Islamit te kontrabanduar ne radhet e LPK-se, si dhe analfabetistit Adem Geabovcit, e sulmuan frontalisht Kryesine e LPK-se dhe udheheqjen politike te UCK-se dhe i shkaterruan teresisht keto dy subjekte te luftes sone clirimtate..

Me punen e tille shkaterrimtare, krijohet nje strukture tjeter udheheqese, e cila ishte teresisht likuidatore, dhe ne muajin qeshor-korrik 1998, ndertohet Drejtoria politike e UCK dhe Thaqi del ne krye te saj.

Prandaj, cdo deklarate e tille apo e ndonje vartesi te tij per kete ceshtje eshte thjeshte genjeshter e thjeshte.

Per lexuesin dua te theme:

UCK-ne e ka organizuar dhe themeluar LPK.
Akti i themelimit juridik eshte marre ne Kryesine e LPK.
Cdo gje tjeter nuk qendron.

Muhamet Kelmendi