Sipas raportimit të KlanKosovës në emisionin Info Magazine, Muhamet Kelmendi është liruar nga mbajtja në Policinë e Kosovës.
Muhamet Kelmendi në fillim u raportua se u arrestua si i dyshuar për një aksion terrorist në Veri të Mitrovicës por që në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se ai është arrestuar si dëshmitar dhe është intervistuar.
16:34 Muhamet Kelmendi dyshohet se po planifikonte sulm terrorist në Veri të Mitrovicës
Muhamet Kelmendi, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është arrestuar në Mitrovicë me dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës, mëson Klan Kosova.
Ai e ka akuzuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin, si porositës të arrestimit të tij.
Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e ka konfirmuar për Klan Kosovën arrestimin e tij dhe ka thënë se ai po mbahet në njësitin Antiterror për Krime të Rënda në Prishtinë.
Në momentin e arrestimit Kelmendi ishte bashkë me dy miq të tij, ish ushtarë të UÇK-së, identiteti i te cilëve nuk është bërë i ditur.
Forcat speciale të Policisë së Kosovës, e kanë arrestuar Kelmendin gjatë rrugës së tij për në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.