Besiktas ka kaluar në epërsi ndaj Ankargucus, në kuadër të Superligës së Turqisë.
Golin e ka shënuar sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, në minutën e 18, me një goditje të bukur jashtë 16-metërshit.
Për Muçin ky është goli i tretë për Besiktasin në kampionatin turk.
Takimi po zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Karşınızda Ernest Muçi. pic.twitter.com/Mt2AEgZNrh
— kartalisthaber (@kartalisthaber) April 19, 2024