Minsistria e Shëndetësisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka refuzuar ankesën e MSH-së për shkelje të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e ka dorëzuar lëndën në Gjykatën Supreme.
Këtë e konfirmon Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosovën.
“Ministria e Shëndetësë mendon se vendimi është i gabuar dhe të njëjtin jemi duke u përgatitur që ta kontestojmë në Gjykatën Supreme dhe sipas nevojës në Gjykatën Kushtetuese. Ministria e Shëndetësisë konsideron se zbatimi i vendimit të OSHP-së do të përbënte shkelje të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale si dhe do të rrezikonte shëndetin publik. Andaj, për arsyet e lartcekura do ta kontestoj këtë vendim deri në instancat më të larta gjyqësore për të siguruar zbatim të plotë dhe të drejtë të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale.”, thuhet në përgjigjjen e MSh-së.