MSh publikon raportin ditor të rasteve me COVID-19

E publikuar: 23/03/2022 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

40 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.039 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 650.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit MSh-ja njofton se janë administruar 1.820.360 doza të vaksinës.

819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.