MSH do të punësojë 1 mijë punëtorë shëndetësorë për nevojat e pandemisë

E publikuar: 17/08/2021 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë pritet të rekrutojë 1 mijë punëtorë shëndetësorë për nevoja të pandemisë.

Kështu ka bërë të ditur ministri Arben Vitia, i cili ka thënë se për këtë kanë marr aprovimin nga Ministria e Financave.

“Do të rekrutojmë 1 mijë punëtorë shëndetësorë, shumica prej tyre do të punojnë në SHSKUK, një pjesë e tyre në IKSHPK, në nivelin primar si dhe mbikëqyrës për zbatimin e masave”, ka deklaruar Vitija.

Kujtojmë se mbi 300 infermierë që ishin punësuar vitin e kaluar për pandeminë, iu ndërprenë kontratat nga MSH. Të njejtit kanë kërkuar disa herë që t’iu vazhdohen kontratat.