Ministria e Shëndetësisë do të monitorojë vënien në funksion të pajisjeve të blera së fundmi për klinikat e QKUK-së.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka marr disa shqetësime nga qytetarët se këto aparatura nuk do të përdoren nga mjekët, transmeton Gazeta Shneta.
Endoskopi i ri futet në funksion në QKUK, monitorim për të gjitha pajisjet që do të blejmë!
E kam parë nga komentet e juaja, të dashur qytetarë, se kohë pas kohe po shqetësoheni, me të drejtë, se aparaturat e reja që po i blejmë dhe po i dorëzojmë nuk do të futen në funksion. Duke u nisur nga ky shqetësim i juaji, unë kam marrë vendim që të monitoroj secilën aparaturë të cilën do ta blejmë, ku do të dorëzohet, çfarë funksioni do të kryejë, dhe a po përdoret.
Sot vizituam klinikën e Gastroenterologjisë, të cilës ditë më parë i dorëzuam një endoskop të ri për kontrollimin e lukthit dhe zorrëve. Endoskopi i munguar prej tri vitesh në këtë klinikë, ka dy ditë që është futur në funksion dhe tani kemi rifunksionalizuar shërbimin për kontrollimin e lukthit dhe zorrëve në QKUK, të munguar për shumë kohë.
Shërbimi u rifunksionalizua, shpërndajeni që qytetarët që kanë nevojë për të njoftohen.


















