Lajmet

“Mrekullia” e arkitekturës moderne në Kosovë

17.09.2016 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Mrekullia” e arkitekturës moderne në Kosovë

Për herë të parë që nga themelimi i saj, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës do të mirëmbahet nga profesionistët. Një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në botë, “Getty Foundation”, ka ndarë një grant për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë.

Ky fondacion është pjesë e J. Paul Getty Trust, që është një prej institucioneve më të madha të artit në botë. Ekipi i tyre i ekspertëve çdo vit zgjedh veprat më të mira të shekullit 20 dhe 21, për t’i ruajtur dhe rinovuar ato.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq, është cilësuar nga ky fondacion si një nga “mrekullitë e arkitekturës moderne” në botë.

Ky objekt asnjëherë nuk është mirëmbajtur nga profesionistët, por vetëm nga stafi i Bibliotekës, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i këtij institucioni, Fazli Gajraku, duke shtuar se një mirëmbajtje profesioniste dhe çdo ndërhyrje e renovim që bëhet është shumë e mirëseardhur.

“Ky është projekti i parë që do të detektojë dhe do të saktësojë se çfarë është e vlefshme dhe çfarë duhet të ruhet në këtë Bibliotekë si pjesë e një historie të rëndësishme të arkitekturës dhe të koncepteve estetike që i ka si objekt kjo Bibliotekë”, thotë Gajraku.

Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës është inauguruar në vitin 1982. Ajo ka dritare zenitale në formë të kupolave (gjithsej 99 kupola).

​Teuta Jashari-Kajtazi, arkitekte, thotë për Radion Evropa e Lirë se Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është një prej objekteve më të veçanta në Kosovë, me një arkitekturë të veçantë moderne, e që i takon një periudhe kohore të viteve 70-të, të shekullit 20-të.

Ky objekt, shpjegon ajo, është një kompozicion në arkitekturë që i ka karakteristikat e veta regjionale, si në aspektin arkitektural, ashtu edhe në atë të prezantimit.

“Këto karakteristika të veçanta janë vëllimet…janë pra vëllimet e veçanta të cilat Biblioteka i ka, e sidomos kupolat, që është edhe një nga shpjegimet e vet arkitektit kur e ka arsyetuar projektin e tij, që kupola ka qenë një prej elementeve më karakteristike, përmes së cilës ai është mundu me e lidhë objektin modern me karakteristikat e regjionit, e ato karakteristika janë prezenca e objekteve të caktuara të Bizantit edhe të ndikimit të arkitekturës islame. E kupola është një prej elementeve që është prezentë edhe në njërën edhe në arkitekturën tjetër”, thotë Jashari-Kajtazi.

Por, jo të gjithë e pëlqejnë pamjen e objektit të Bibliotekës. Para dy vitesh, e përditshmja britanike “The Independent”, e cilësoi këtë objekt si një nga 10 ndërtesat “më të shëmtuara” në botë.

Arkitektja Teuta Jashari Kajtazi thotë se duhet të bëhet dallimi në mes të profesionistit dhe laikut kur bëhen vlerësimet për këtë objekt. Sipas saj, profesionistët e shohin si një prej objekteve që duhet të merret pozitivisht në aspektin arkitektural, përderisa ndonjë laik edhe mund të thotë se nuk ka ndonjë vlerë profesionale.

Ndërkohë, drejtori i BKUK-së thotë se përmes projektit të “Getty Foundation” do të evidentohet e gjithë struktura e brendshme dhe e jashtme e Bibliotekës, dhe pas vlerësimeve do të vendoset se në cilat pjesë duhet të ndërhyhet në mirëmbajtje, transmeton rel.

Hapësira e brendshme e Bibliotekës përfshin 16,500 m2. Sallat e leximit ofrojnë 600 vende; janë 2 salla të mëdha, salla e periodikut, si dhe sallat e leximit për punëtorë shkencorë. Në Bibliotekë është Amfiteatri i Madh – me 150 ulëse, si dhe Amfiteatri i Vogël, me 75 ulëse. Gjatë vitit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës anëtarësohen mbi 4,000 shfrytëzues.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik