Kanë dalë pamjet e momentit kur tre fëmijë janë nxjerrë nga rrënojat e një shkollë që u rrëzuar nga tërmeti i madh dy ditë më parë në Meksikë.
Video dramatike tregon se njerëzit përpiqen me dëshpërim për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve para se njëri prej tyre të dëgjohet duke qarë kur shpëtimtarët afrohen, transmeton Indeksonline.
Një njëri pastaj kërcen nga muri dhe futet nën rrënoja ku edhe gjen tre fëmijë brenda të cilët arrin t’i nxjerr nga aty.
Gjetja e këtyre fëmijëve, jep shpresë se brenda mund të ketë ende fëmijë të tjerë që janë ende gjallë.
Ndryshe, numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.1 që goditi Meksikës ka shkuar në qindra njerëz

















