Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion në Bundesliga pas 15 javëve.
Borussia Moenchengladbach në krye me kapitenin Granit Xhaka ka dërguar topin në rrjetën e Neuer tre herë, ndërsa për mysafirët ka shënuar Ribery, për të cilin kjo ka qenë ndeshja e parë pas rikthimit nga lëndimi.
Për vendasit shënuan Oscar Wendt, Lars Stindll dhe Fabian Johnson.
Pavarësisht disfatës skuadra e Guardiolas pozicionohet e para në kampionatin gjerman, transmeton Klan Kosova.