Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se janë ulur tarifat për shërbimet konsullore në ambasadat e Kosovës.
Në një konferencë për media, ajo ka thënë për kosovarët që jetojnë në Gjermani se i kanë falas procedurat e aplikimit për pasaportë të dyfishtë të shtetësisë.
“Pasi kemi analizuar me kujdes tarifat e deritanishme për shërbimet konsullore dhe kemi konstatuar se shumica prej tyre jo vetëm që janë të larta sesa shërbimet e njëjta brenda Kosovës”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv