MPJ përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kishte kërkesë për vizitë të ndonjë zyrtari serb

E publikuar: 02/10/2019 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediet serbe gjatë ditës se sotme kanë raportuar se në Jarinje është ndaluar ndihmësdrejtoresha e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushica Nikoliq.

Por ky lajm është demantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Jetlir Zyberja, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, ka thënë për lajmi.net se gjatë ditës se sotme nuk ka pasur krekësë nga Serbia për vizitë të ndonjë zyrtari serb dhe në këtë mënyrë siç tha ai, nuk ka pasur asnjë ndalesë.

“Zyrtarisht sot nuk ka pasur asnjë kërkesë nga autoritetet e Serbisë për vizitë të ndonjë zyrtari serb në Kosovë dhe rrjedhimisht nuk ka ndodh asnjë lloj ndalese”, ka thënë Zyberaj.

Ndërkohë, vendimi i Qeverisë së Kosovës, i cili ua ndalon hyrjen zyrtarëve serb gjatë kohës së fushatës është duke vazhduar.

“Megjithatë çfarëdo lloj kërkese që mundet me ardhë në ditët në vijim deri në përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë me automatizëm refuzohet, sepse ekziston një vendim i Qeverisë së Kosovës për të cilin jeni të njoftuar”, ka thënë tutje Zyberaj. /Lajmi.net/