Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist kundër Izraelit.
MPJ në reagim thotë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin, në këto momente të tmerrshme.
“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Lutjet tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin” – thuhet në reagimin e MPJ-së në platformën X.


















