MPJ komenton deklaratën e Daçiq, kemi marrëdhënie miqësore me Serbinë

E publikuar: 03/01/2017 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas deklaratë së minsitrit të jashtëm serb Ivica Daçiq se Serbia ka gabuar që e ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj Kushtetues, ka reaguar Minsitria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Në reagim thuhet: “Ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë ka raporte shum të afërta dhe thellësisht miqësore, nuk është rastësi se qytetarët në dy vendet kanë shum ndjenja pozitive për fqinjët nga ana tjetër. Politikanëve u mbetet vetëm ti thellojnë ato mardhënie historike, nëse ajo nuk është e mundur atëherë duhet të jenë të përgjegjshëm të paktën mos ta shkatrrojnë miqësinë që egziston mes Maqedonisë dhe Serbisë në dy drejtimet. Kjo duhet të vlejë edhe në kushte kur është e dukshme se po nxehet atmosfera për votimin e ardhëshëm për anëtarësim të Kosovës në UNESKO”, thekson Minsitria e Jashmtme e Maqedonisë, shkruan zhurnal.mk.