MPJ- e Kinës: 30 vite pjestarë aktivë në Misionet paqeruajtëse të OKB-së

E publikuar: 19/04/2022 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sivjet është 30-vjetori i pjesëmarrjes së kontingjentit të parë të “helmetave blu” kineze në misionet paqeruajtëse të OKB-së. Në një konferencë të rregullt shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se “helmetat blu” kineze përfaqësojnë paqen.

“Në vitin 1990, Kina nisi të dërgonte vëzhgues ushtarakë në OKB, gjë që hapi siparin për pjesëmarrjen e trupave kineze në veprimet paqeruajtëse të OKB-së. Më 16 prill 1992 Kina dërgoi kontingjentin e parë të ‘helmetave blu’ të saj në Kamboxhia për veprimet paqeruajtëse të OKB-së. Gjatë 30 viteve, 50 mijë ushtarë kinezë kanë marrë pjesë në 25 misione paqeruajtëse të OKB-së në mbi 20 vende e rajone.

Paqeruajtësit kinezë cilësohen si një faktor dhe forcë e rëndësishme në veprimet paqeruajtëse. ‘Helmetat blu’ kineze përfaqësojnë paqen dhe tregojnë se Kina është kontribuuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar. Ushtria kineze ka qenë gjithmonë një forcë për nxitjen e paqes e të zhvillimit të botës,” tha Wang.

Kina është bërë kontribuuesja e dytë më e madhe me fonde për kauzën paqeruajtëse të OKB-së dhe kontribuuesja më e madhe me forca paqeruajtëse nga vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kina do të vazhdojë me të gjitha vendet paqedashëse t’i japë energji pozitive paqes e zhvillimit botëror.