Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kësaj jave është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale si pasaporta dhe patentë-shofer.
Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tha se sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë kontraktuese, me pjesën tjetër të materialit do të furnizohen në fillim të shkurtit dhe marsit, kur edhe pritet që kjo problematikë të marrë fund.
Tutje, Fetoshi tha se tashmë ka nisur pajisja e qytetarëve me dokumente.
“Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente personale. Tashme ka filluar pajisja e qytetarëve me dokumente”, deklaroi Fetoshi për Insajderin.