MPB e MPMS do të informojnë njëra tjetrën për vdekjen e pensionistëve

E publikuar: 23/06/2015 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan sot Marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim sigurimin dhe shkëmbimin e informacioneve në mes të dy ministrive, për rastet e lajmërimit dhe konfirmimit të vdekjes së pensionistëve, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të gjitha pengesave dhe problemeve të mundshme për rastet kur keqpërdoren pagesat e pensioneve.

Kjo marrëveshje zbatohet nga zyrtarët përgjegjës të MPMS-së dhe MPB-së, të cilët janë të mandatuar për sigurimin dhe shkëmbimit të informatave lidhur me rastet e konfirmimit të vdekjes së pensionistëve të evidentuar në regjistrat e MPMS-së, si shfrytëzues të skemave pensionale të financuara nga shteti dhe në regjistrat e gjendjes civile të MPB-së, përkatësisht, Agjencisë së Regjistrimit Civil.