MPB e Kosovës e falënderon atë të Francës për mbështetjen e liberalizimit të vizave

E publikuar: 25/05/2023 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pritur një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në njoftimin e MPB-ës thuhet se ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë dy ministritë, me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike të interesit të përbashkët.

“Theks i veçantë i është kushtuar nevojës për një dialog ndërinstitucional për zgjerimin e bashkëpunimit, përfshirë këtu fushën e sigurisë dhe të migrimit, si dhe bashkëpunimin policor”.

“Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi bilateral mes dy ministrive ka kontribuar në qëndrimin pozitiv të Francës për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, me ç’rast përfaqësuesit e MPB-së së Republikës së Kosovës i falënderuan delegacionin francez për mbështetjen e dhënë në këtë proces”, thuhet në njoftim.