Rreth 11 mijë kosovarë janë kthye mbrapsht këtë vit nga vende të ndryshme europiane, tek të cilat kishin kërkue azil. Shumica prej tyne janë pjesë e valës së madhe të migrantëve të muejve të fundit të vitit 2014 dhe muejve të parë të vitit 2015.
Zyrtarë të ministrisë së Mbrendshme të Kosovës, deartamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion bajnë të ditun se vetëm prej Kallonit e deri tash, rreth 38 mijë kosovarë kanë kërkue azil në këto vende.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrin e Brendshme, Valon Krasniqi thotë se vendet në të cilat kosovarët kanë kërkue ma së shumti azil, përveç Gjermanisë, simbas Krasniqit janë Franca dhe Austria.
Personat të cilët kanë migru gjatë vitit 2014 dhe muajve të parë të vitit 2015, simbas tij, nuk përfitojnë asgja nga shteti mbas kthimit të tyne, përjashtu rastet e personave të cenueshëm. Simbas Krasniqit, deri në fund të këtij viti pritet të kthehen edhe 10 mijë emigrant. Ai thotë se Gjermania nuk i penalizon me ndalim te zones shengen personat qe kthehen ne Kosove me vullnetin e tyne.
Ndërkohë ditë ma parë ministri i jashtëm gjerman e ka quejt turp migrimin e ballkanasve në vendet evropiane. Ndërsa dje, të dhanat e databazës statistikore të Eurostat njoftuen se nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqipnia, vetëm 1mijë e 40 prej tyne kanë fitu statusin e azilit, ndërsa nga Kosova vetëm 830 persona. Franca asht vendi që ka dhanë ma shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania.