“Mozvet” për Bayernin, çka tregojnë statistikat! (FOTO)

E publikuar: 16/04/2015 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja 3-1 e Bayernit në ndeshjen e parë nga Porto është një alarm i vërtetë për skuadrën bavareze që llogaritej si favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve.

Statistikat tregojnë se Bayerni e ka pothuajse të pamundur të kaloi Porton pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.
178 ekipe në Evropë janë përpjekur për të kaluar në fazën tjetër pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë dhe që nga to vetëm tri skuadra e kanë arritur këtë.

Bayern poashtu kurrë nuk ka mundur të kaloi një skuadër kur ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 3-1.

Për më keq edhe Porto asnjëherë nuk ka lejuar asnjë skuadër që ta kaloi atë kur ata e kanë fituar ndeshjen e parë me këtë rezultat./Indeksonline/