Mozilla Firefox braktis përfundimisht XP dhe Vistën në Qershor 2018

E publikuar: 05/10/2017 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mozilla lajmëroi ditën e Mërkure se do të tërhiqte plotësisht mbështetjen për Firefox në Windows XP dhe Vista në 2018-ën.

Përdoruesit e Firefox në dy platforma e përmendura më lart nuk do të marrin përditësime sigurie pas kësaj date dhe opsioni i vetëm është kalimi në një version më të ri të Windows.

Me debutimin e Firefox 53 në Prill të 2017-ës, Mozilla nuk mbështeste më as XP e as Vistën. Ajo që bëri ishte kalimi i përdoruesve në versionin ESR – Extended Support Release – të Firefox.

Ky i fundit është dizajnuar për shkollat, universitetet, bizneset dhe ata që duan një implementim në masë të shfletuesit.

Dhjetorin e kaluar Mozilla premton se nga mesi i 2017-ës do të jepte një afat të fundit për dy sistemet operative.

Në Gusht të 2016-ës, Mozilla hoqi mbështetjen për Firefox në OS X 10.6 Snow Leopard, 10.7 Lion dhe 10.8 Mountain Lion.

Ndryshe nga Google i cili ka braktisur tashmë XP dhe Vistën, Mozilla vijoi të ofronte mbështetje për to.

Microsoft mbylli kapitullin e XP më 14 Prill 2009 dhe më pas e braktisi totalisht më 8 Prill 2014 kur sistemi operativ nuk merrte më përditësime sigurie.

Për Vistën ishin datat 10 Prill 2012 dhe 11 Prill 2017. Mozilla mbështeti XP dhe Vistën shumë më tepër sesa vetë Microsoft. Përdoruesit e XP nuk mund të kalojnë në një version më të ri sesa Internet Explorer 8 ndërsa në Vista ato kanë ngelur në Internet Explorer 9.

Windows 7-ta ofron Internet Explorer 10 dhe 11. Duke qenë se as IE dhe as Chrome nuk janë më një opsion, shumica e tyre kanë përdorur Firefox. /PCWorld Albanian