Menaxheri i Manchester Unitedit u përball me një revoltë të lojtarëve para shkarkimit të Jose Mourinhos.
E përditshmja britanike, “Mirror” shkruan sot se deri në katër anëtarë të skuadrës e kanë kërcënuar nënkryetarin ekzekutiv, Ed Woodward se nuk do t’i miratojnë kërkesat e trajnerit portugez në lidhje me transferimin e lojtarëve.
Është e kuptueshme që Woodward vendosi të veprojë pasi bëhej fjalë për disa nga emrat kryesorë të gjigantit anglez, të cilët ishin të gatshëm të largohen nga klubi.
Pogba dhe Mourinho (Getty Images)
Mourinho u shkarkua të martën në mëngjes, pak më shumë se 48 orë pas një humbje 3-1 kundër Liverpoolit.
Ole Gunnar Solskjaer e ka zëvendësuar Mourinhon deri në fund të sezonit, ku do të vendoset për një trajner të ri.
Theksojmë se United aktualisht zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 26 pikë gjersa Liverpooli është i pari në saje të 45 pikëve.
Ndryshe, United në takimin e radhës do të takohet me skuadrën uellsiane të Cardiffit. /Telegrafi/


















