Jose Mourinho ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, janë në mesin e shumë emrave që po akuzohen për evazion fiskal, por portugezët kanë mohuar t’iu kenë ikur tatimeve, shkruan Gazeta Express.
Mou thotë se ka të gjitha dokumentet në rregull dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Kam paraqitur të gjitha dokumentet në Itali, Spanjë dhe Angli”, ka thënë Mourinho.
“Nuk kam asgjë për të fshehur. Ato dëshmojnë se nuk kam bërë asgjë gabim”, ka shtuar portugezi. /Express/