Mourinho: Nuk do të ketë blerje të reja

E publikuar: 10/06/2015 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitet e fundit, Chelsea ka luajtur gjithmonë një rol protagonisti në merkato, por këtë vit “Blutë e Londrës” dhe Jose Mourinho duket se do të reduktojnë ndjeshëm lëvizjet si në hyrje gjithashtu dhe në dalje, aq sa shqetësimi kryesor i portugezit është ruajtja e grupit aktual. Këtë verë lojtarët e Chelseat janë disa prej emrave më të kërkuar në tregun e shitblerjeve, mbi të gjitha Hazard, për të cilin interesohen klubet e mëdha europiane.

“Në sezonet e kaluara do të isha i lumturë po të shisja disa lojtarë por këtë vit jo, pasi bëhet fjalë për futbollistët e mi më të mirë. Mbajtja e lojtarëve kryesorë si Hazard, Diego Costa dhe Fabregas eshte thelbesore per ekipin”.

Gjithsesi disa lëvizje në merkato Chelsea do t’i bëjë dhe këtë e pranoi dhe Mourinho që theksoi se kërkon të realizojë tre blerje këtë verë.

“Më nevojiten tre futbollistë, një sulmues që do të zëvendësojë Drogban, një mbrojtës dhe një mesfushor sa për të krijuar pak konkurencë brenda ekipit. Futbollistët aktualë duhet të jenë gjithmonën nën presion dhe të luftojnë fortë për të ruajtur vendin në formacion. Gjithsesi në merkato këtë vit do të ecet me parimin për të ruajtur të njëjtën skuadër dhe të njëjtin trajner në mënyrë që t’i japin stabilitet ekipit”./supersport.al/