Mourinho: Mendova se do fitonim lehtë, s’mund ta ndal lojën në gjysmë t’i tregoj si të luajnë

E publikuar: 24/12/2017 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, u shpreh i pakënaqur me rezultatin e takimit ndaj Leicesterit.

Leicesteri arriti të sigurojë një barazim prej 2-2 ndaj Unitedit në momentet e fundit të takimit.

Dhe, Mourinho nuk u tregua aspak i kënaqur me atë që ka parë.

“Unë ndihem mirë, ndihem mirë si burrë, punoj shumë dhe lojtarët bëjnë njëjtë. Ne u dënuam nga gabimet tona. Ishte ndeshje e lehtë për t’u fituar, bëmë gjithçka për fitore. Kur humbisni raste të sigurta, humbisni posedimin si fëmijë, atëherë dënoheni në fund”.

“Unë u thashë lojtarëve në pjesë të parë se është ndeshje e lehtë për t’u fituar. Rezultati është dashur të jetë 4, 5, 6…”.

“Ne nuk fituam sepse kemi humbur raste të pabesueshme. Unë them se humbëm raste të sigurta”.

“Është akumulim i gabimeve, dhe unë s’mund ta ndalë lojën pesë minuta para fundit t’u tergoj si të luajmë”, potencoi Mourinho. /Telegrafi/